Kiara ka reaguar sot pas një vale komentesh negative që disa ndjekës lanë në videon e publikuar së fundmi, ku ajo dhe Luizi njoftuan edhe datën e daljes së filmit të tyre. Ndërsa shumica e mbështetësve shprehën entuziazëm, disa komente ofenduese dhe fyese nuk kanë kaluar pa përgjigje.
Në një reagim të postuar në rrjete sociale, Kiara u shpreh se nuk e kupton energjinë që disa persona shpenzojnë për të lënë komente negative, shpesh nga adresa anonime të krijuara vetëm për këtë qëllim.
Ajo shkroi ndër të tjera:
“Flisni, shkruani, shpikni… unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë. Ju vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”
Kiara theksoi se puna e saj dhe projektet e reja nuk do të ndalen nga negativiteti, ndërsa shtoi se ndihet e përkushtuar ndaj publikut që e mbështet.
Reagimi i saj është pritur me përkrahje nga shumë fansa, të cilët e kanë inkurajuar të mos ndikohet nga komentet e pak njerëzve.
Filmi i shumëpritur ku ajo dhe Luizi marrin pjesë pritet të publikohet së shpejti, ndërsa videoja e njoftimit vazhdon të marrë reagime të shumta në rrjete sociale.





