Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjë një shqiptar”/ Të shtëna me armë, Don Xhoni sulmon producentin e njohur

Një ngjarje e paprecendtë ka tronditur skenën muzikore në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin artistik Bini Diez.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa gjatë ngjarjes është përdorur edhe arma e zjarrit. Ngjarja dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, pasi, sipas Nebihut, rruga i ishte zënë me paramendim.

Pas këtij incidenti, Nebihu ka dhënë një intervistë ku është shprehur se ‘është i shokuar’.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje.” tha ai për Prive.

Producenti konfirmoi se kishte identifikuar qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve dhe përshkroi momentin e incidentit:

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentuar me i mëshu kerrit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles