Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Mos pini drogë”, vajza e Michael Jackson zbulon dëmtimin në hundë

Paris Jackson ka rrëfyer haptazi varësinë nga droga duke zbuluar edhe një pasojë shëndetësore me të cilën përballet ende, edhe pse kanë kaluar vite nga rehabilitimi.

Vajza e vetme e Michael Jackson tha në një video në TikTok se kur merr frymë përmes hundës, dëgjohet një fishkëllimë. Ajo shpjegoi se kjo ndodh prej “septumit të gërryer.”

Në video, ajo përdor dritën e celularit për të treguar më mirë vrimën midis flegrave të hundës.

Këngëtarja tha se vrima është “pikërisht prej asaj që mendoni”, duke shtuar “mos pini drogë, kalamaj.”

Edhe pse ajo u përpoq që ta trajtonte situatën me shaka duke thënë se mund të kalonte një fije spageti aty, u shpreh qartë se droga “i shkatërroi jetën.”

27-vjeçarja tha se ka rreth gjashtë vite që nuk përdor më drogë.

Ajo shtoi se ka që në moshën 20-vjeçare me hundën në këtë gjendje dhe pavarësisht se ka qenë e vështirë të regjistrojë këngë, ka zgjedhur që mos të kryejë ndërhyrje pasi nuk do që të marrë ilaçet që përfshihen.

Paris, Prince Michael Jackson dhe Bigi Jackson janë fëmijët e vetëm të mbretit të popit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles