Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Racizëm? Hygerta Sako sqaron momentin e sikletshëm: E qeshura ime u keqinterpretua

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Në kohë reale” në RTSH1, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako ka reaguar për herë të parë pas videove të përhapura në rrjetet sociale, që e tregojnë duke qeshur gjatë një momenti në emisionin “Super Gol”.

Sako ka mohuar kategorikisht çdo akuzë për racizëm apo tallje me ndonjë lojtar, duke e cilësuar situatën si një keqkuptim dhe “dashakeqësi” të qëllimshme.

“Kjo gjë nuk u bë virale në momentin që duhej bërë ndoshta virale, dhe nëse ky opinion kaq i ndjeshëm ndaj kësaj gjëje, duhej të kishte reaguar menjëherë sepse emisioni ishte live, është një emision shumë i ndjekur. Video po serviret pas 4-5 ditësh që ka ndodhur sepse ka ndodhur ditën e premte dhe unë mendoj që është një dashakeqësi, nuk e di se e kujt, se për të dëmtuar imazhin tim, se të “Super Golit”, se të RTSh-së në të tre rastet është vërtet shumë e ulët. Megjithatë e rëndësishme është që s’ka të bëj as me racizmin, as me talljen sepse “Super Gol” dhe unë personalisht e kemi treguar që s’kemi lidhje me këtë pjesë”, u shpreh Sako

Moderatorja sqaroi se situata ka ndodhur gjatë një transmetimi live, në një moment ku ajo nuk kishte arritur të lexonte emrin e një lojtari për shkak të problemeve me shikimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles