Reperi i njohur Stresi ka rrëfyer për herë të parë detaje nga takimi me Jozin, për të cilin një video u bë virale në rrjete sociale.
Në një intervistë për Prive, Stresi tregoi se takimi i tyre mund të ishte tensionuar, por u menaxhua me qetësi dhe pa incidente. Ai sqaroi se takimi ndodhi rastësisht pas një koncerti dhe në lagjen ku banon Jozi, duke shtuar se nuk ishte i planifikuar.
“Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike… Ata ishin një grup i madh njerëzish, dhe duhej të veproje me maturi,” – tha Stresi.
Reperi theksoi gjithashtu se biseda mes tyre u zhvillua privatisht dhe ata vendosën të mbyllin kapitullin:
“Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë atë muhabet aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam.”





