Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni rikthehen me hitin e tyre legjendar “Puçi Puçi”

Pas shumë vitesh larg skenës së përbashkët, dy divat e muzikës shqiptare, Ciljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni, kanë befasuar publikun me një performancë të papritur live të hitit të tyre të njohur “Puci Puci” në një nga club-et më të njohura të natës.
Ishte një moment nostalgjik dhe elektrizues që i ktheu të pranishmit pas në kohë, kur “Puci Puci” dominonte radiot, televizionet dhe çdo mbrëmje festive. Dy këngëtaret u ngjitën bashkë në skenë dhe krijuan një atmosferë të zjarrtë, duke sjellë në jetë energjinë dhe karizmën që i ka karakterizuar gjithmonë.

Askush nuk e priste këtë bashkim, ndaj videoja e momentit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit e muzikës shqiptare. Të shumtë ishin ata që e quajtën performancën një “super rikthim nostalgjik”, duke uruar që kjo të mos mbetet thjesht një rast i izoluar.

Në club, atmosfera arriti kulmin sapo u dëgjuan notat e para të “Puci Puci”, një këngë që mbetet e pëlqyer edhe sot, shumë vite pas publikimit të saj të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles