Dy ditë më parë, u bë i ditur lajmi për krizën mes Leos dhe Leles, çiftit të njohur nga Big Brother VIP Kosova 3, që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për muaj me radhë. Fillimisht, shumë dyshuan se gjithçka mund të ishte një manovër për të tërhequr më shumë vëmendje, por burime pranë çiftit kanë konfirmuar se kriza është e vërtetë dhe se marrëdhënia mes tyre ka kaluar një periudhë ftohjeje të dukshme.
Në rrjetet sociale, të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, por fshirja e fotove të përbashkëta ka ngritur dyshime te ndjekësit, që e kanë parë këtë si një shenjë të qartë të distancës që ka filluar të krijohet mes tyre. Leo ka reaguar shkurt për situatën, duke thënë: “Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.” Ky reagim i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, vetëm sa ka përforcuar dyshimet për krizën mes tyre.





