Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sytë zemra! Sikur të reflektonte çdo burrë si Turjan Hysko për Orinda Hutën

Për një martesë jetëgjatë ndoshta s’ka formula ekzakte, por që shprehja e hapur e vlerësimit për partnerin/en është gjithmonë diçka e mrekullueshme, kjo s’ka vend për diskutim.

Me sa duket këtë e kupton dhe Turjan Hysko, i cili së fundmi postoi një “reflektim”, siç e quan ai, posaçërisht për shoqen e tij të jetës, Orinda Hutën.

Në një foto të Orindës, që duket se po punon përpara laptop-it, Turjani shkruan:

“Reflektim në një pasdite tetori… Kjo vajza e do shumë punën, e merr gjithmonë shumë seriozisht! Më ka befasuar gjithmonë korrektësia, pasioni me të cilin ndjek çdo punë…”

Dhe në fund, i thotë dhe disa fjalë të bukura:

“Unë personalisht mësoj shumë nga ty, @orindahuta.”

Sytë zemra :') Sikur të reflektonte çdo burrë si

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles