Flokët e kapura bisht dhe me baluket e gjata lëshuar janë modeli më interesant i sezonit vjeshtë dimër 2022.
Këtë model mund ta keni rastisur shpesh në profilin e Bora Zemanit, e cila edhe në promon e “Dancing With The Stars” u shfaq me këtë model flokësh.

Sakaq moderatorja ka mbajtur këtë pamje edhe në pushime apo koncerte ku ka qenë prezente.
I parë më herët tek personazhe të njohur ndërkombëtarë, si Britney Spears, Bora na bindi me këtë model se duhet t’i kthehemi edhe njëherë.


