Përmes një postimi zyrtar nga faqja e “Big Brother Vip Kosova” dhe Jonida Vokshit, moderatorja ka konfirmuar lajmin se do të jetë bashkëprezantuese e Alaudin Hamitit në spektaklin që pritet të nisë së shpejti.
“A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që ka premierën këtë vjeshtë në Artmotion dhe Klan Kosova”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
Vetë Vokshi shkroi në një prej postimeve të disa ditëve më parë se po priste me padurim të ndante një sekret.
Kujtojmë se prej kohësh, Jonida është e zhvendosur me jetesën midis Tiranës dhe Prishtinës, aty ku zhvillon karrierën edhe partneri i saj, Besnik Krapi.

