Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Arbenita Ismajli ndan një moment të ëmbël me vajzën, mesazh i nënkuptuar për Feron?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente të veçanta me vajzën e saj, Ninën, gjatë një vizite në një hapësirë artistike ku vizitorët shprehnin emocionet negative përmes letrave.

Në këtë ambient kreativ, secili kishte mundësinë të shkruante mllefin apo zhgënjimet personale, por vogëlushja Nina vendosi të sillte një qasje krejt ndryshe.

Në një prej storieve të publikuara, Arbenita tregoi me humor:

We had to write things that makes us angry, but Nina chose peace!~ Duhej të shkruanim gjërat që na bëjnë të zemëruar, por Nina zgjodhi paqen.
Në foto shihej Nina duke ngjyrosur një letër të kuqe me një zemër të verdhë, në vend që të shkruante diçka negative.

Ky gjest i thjeshtë, por i mbushur me simbolikë, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, të cilët e cilësuan si një shprehje të pafajësisë dhe pozitivitetit të saj.

Në një tjetër postim, Arbenita shtoi me ironi:

Jam e lumtur që ende s’di të lexojë
-duke iu referuar shprehjeve të papërshtatshme të gjetura në disa nga letrat e tjera, mes tyre edhe mesazhe të drejtuara ndaj ish-partnerëve.

Ky koment, sipas ndjekësve, u pa si një thumb i tërthortë për ish-partnerin e saj, reperin Feronit Fera.

Momenti i ndarë nga modelja tregoi jo vetëm spontanitetin e Ninës, por u interpretua edhe si një mesazh i koduar nga Arbenita, duke ndezur përsëri diskutimet për marrëdhënien e saj të mëparshme me Feron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles