Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Humbi kontrollin dhe…”, policia jep detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën vëllai i vogël i Gjestit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë me fatalitet që ndodhi të premten në Pejë, ku humbi jetën i mituri Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar Besart Kelmendi.

Sipas komunikatës së publikuar nga Policia në rrjetin social Facebook, ngjarja ndodhi më 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, në fshatin Treboviq të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i motoçikletës, në një kthesë, humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt të rrugës, ku u përplas me veturën që po lëvizte në drejtim të kundërt”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Si pasojë e goditjes, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa një person tjetër është lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës, ku po trajtohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles