Për të disatin vit radhazi, TESS merr pjesë në Panairin e Bukurisë në Tiranë, duke sjellë më pranë publikut ekspertizën dhe pasionin për estetikën, stilimin dhe kujdesin profesional.
Me leksione live, demonstrime të teknikave më të fundit në punën në sallon, si dhe trajtime të ofruara në vend, zona e TESS shndërrohet në një nga pikat më të vizituara të panairit.
Këtë vit, TESS sjell gjithashtu disa nga markat më të njohura ndërkombëtare:
Make Up Forever – brandi legjendar i make-up-it që nga Parisi në Shangai frymëzon artistët e grimit në mbarë botën.
Comfort Zone – marka italiane me produkte rigjeneruese për fytyrën dhe trupin, e njohur për efikasitetin dhe qasjen e saj natyrale.
Davines – marka premium e kujdesit për flokët, e dashur nga profesionistët për performancën dhe filozofinë e saj të qëndrueshme.





