Beauty Fair Albania është vendi i vetëm në kryeqytet dhe jo vetëm ku do të mund të gjeni të gjithë aktorët e kujdesit për shëndetin tuaj dhe bukurinë në një vend të vetëm.
Një nga partnerët e BFA, Alb Global Pharma rikthehet në panair më Uriage dhe Apivita, dy prej markave më të njohura në fushën e kozmetologjisë.
Uriage ofron një sërë produktesh për nevojat e ndryshme të lëkurës, si ndjeshmëria, thatësia, lëkurë të yndyrshme apo me akne.
Nga ana tjetër, gama e Apivita ofron produkte për fytyrën, flokët dhe trupin tuaj, të gjitha me përbërës natyralë.
Këto dhe dhuratat që Alb Global Pharma ka planifikuar për ju mund t’i gjeni në datat 23,24 dhe 25 maj në Pallatin e Kongreseve.





