Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Zgjidhet Papa i ri!

Papa i është Robert Francis Prevost, i cili ka zgjedhur emrin Leone XIV.  Papa Leone XIV do të pasojë në krye të Kishës Katolike Papa Franceskun, i cili ndërroi jetë në muajin e kaluar.

Ai u zgjodh në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan, pasi dy votimet paraprake ishin të pasukesshme.

Robert Francis  Prevost ka lindur në Çikago. U emërua kardinal nga Françesku në vitin 2023 dhe ka qenë më parë udhëheqës i Urdhrit Augustinian. Papa e emëroi gjithashtu në Dikasterin për Peshkopët, që mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve në të gjithë botën.

Roli i tij i lartë, i kombinuar me përvojën si misionar në Peru, ku ka shërbyer si ipeshkv në Chiclayo, mund të ndihmojë në zbutjen e kundërshtimeve ndaj një Pape amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles