Pas suksesit të koleksioneve të mëparshme, Luana Vjollca ka lançuar linjën më të re të “LULU” – dhe si gjithmonë, ajo e bën me stil, elegancë dhe mesazh të fuqishëm për fuqizimin e femrave.
Këtë herë, protagoniste absolute është ngjyra rozë. Kompletet kanë ardhur me crop top sportiv dhe pantallona të larta me bel të theksuar, dhe tjetri me mëngë të gjata dhe dekolte të theksuar, të gjitha krijime që përqafojnë linjat femërore me finesë dhe vetëbesim.






