Papa i është Robert Francis Prevost, i cili ka zgjedhur emrin Leone XIV. Papa Leone XIV do të pasojë në krye të Kishës Katolike Papa Franceskun, i cili ndërroi jetë në muajin e kaluar.
Ai u zgjodh në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan, pasi dy votimet paraprake ishin të pasukesshme.
Robert Francis Prevost ka lindur në Çikago. U emërua kardinal nga Françesku në vitin 2023 dhe ka qenë më parë udhëheqës i Urdhrit Augustinian. Papa e emëroi gjithashtu në Dikasterin për Peshkopët, që mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve në të gjithë botën.
Roli i tij i lartë, i kombinuar me përvojën si misionar në Peru, ku ka shërbyer si ipeshkv në Chiclayo, mund të ndihmojë në zbutjen e kundërshtimeve ndaj një Pape amerikan.





