Koleksioni u dizenjua nga drejtori kreativ i Gucci-t, Alessandro Michele dhe përbëhet nga veshje dhe aksesorë për meshkuj dhe për femra, duke mbajtur ikonën e Adidas dhe motivin historik të markës italiane.
Modelet, të cilat u zbuluan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Milano në shkurt, kanë bashkuar vizionin formal të Gucci-t, si takat prej lëkure, shamitë prej kamoshi dhe shallet e mëndafshit, me sportivitetin e Adidas. Koleksioni përfshin gjithashtu funde-tuta me tre vijat e bardha të Adidas në njërën këmbë dhe vijat e kuqe e jeshile të Gucci-t në anën tjetër.






