U bë gati 2 vite që jeta e saj private është kryefjalë e mediave. Gjithçka nisi kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula i dhanë fund raportit të tyre sentimental, pas disa vitesh së bashku dhe një fëmije që kanë.
Sipas mediave rozë, kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.
Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre.
Por ajo që dihet me siguri është fakti se Sara dhe djaloshi janë parë së bashku. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, blogerja pranoi se ishte ende e dashuruar me Ledrin, dhe se nuk ishte gati për një raport sentimental.
“A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”.
Në një emision televiziv ku edhe ishte e ftuar, pak kohë më parë, Sara aludoi për një lidhje të re të sajën. Një moment në bisedën mes tyre, Sara la të nënkuptuar se mund të jetë në një lidhje të re dashurie.
Pyetjes nëse partnerin e ka brenda apo jashtë fushës (balerin), Sara iu përgjigj duke nënkuptuar se ai i përket fushës së kërcimit. Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë.





