Pas lançimit të këngës në anglisht, ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku do të vijë dhe në Tiranë.
Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator.
Ka qenë pikërisht filantropisti shqiptar Elton Ilirjani, që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.
Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.
Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywood-in ishin të mëdha por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.




