Tuesday, May 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Egli është shumë e ekzagjeruar”, Rizarta flet pas eliminimit: Nuk hyra ta ndaja nga Gjesti

Në një intervistë pas daljes nga shtëpia e “BBV”, Rizarta, banorja që la shtëpinë më të famshme të shtunën mbrëma, për shkak të një eliminimi të dyfishtë, ka treguar në studion e ‘Ftesë në 5’ se si e ka përjetuar këtë rrugëtim.

Ajo e cilëson lojën e Eglit të ekzagjeruar dhe se debatet me të nuk përfundojnë kurrë, por vetëm përsëriten, sakaq theksoi se nuk hyri në asnjë moment në shtëpi me qëllimin për të ndarë Eglin nga Gjesti.

Lidhur me romancën e lënë përgjysmë me Aldon, ish-banorja u shpreh se nëse diçka do të zhvillohet jashtë do ta mirëpresë, por brenda shtëpisë preferoi ta ndalojë pëlqimin për shkak të sulmeve të banorëve.

E pyetur dhe mbi rrëfimin e jetës dhe përjetimet nga familja, Rizarta sqaroi dhe njëherë se ka qenë shumë vulnerabël në atë moment, por tashmë i ka falur prindërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles