Po qarkullojnë thashetheme dhe detaje të tjera nga ndarja e Kim Kardashian me Pete Davidson pas 9 muajsh lidhje.
Sipas Radar Online, një ndër arsyet e ndarjes ka qenë se aktori i ka përshpejtuar shumë gjërat mes tyre, ndërkohë Kim ka dashur që të ecnin më ngadalë.
Madje ai i ka propozuar për martesë, por mesa duket këto plane kaq serioze e kanë trembur disi Kim e cila është totalisht e fokusuar në rritjen e fëmijëve të saj.
Nga ana tjetër Davidson ndihet i zhgënjyer që planet e tij për t’u martuar me Kardashian jo vetëm që dështuan, por e shtynë Kim ta braktiste atë.





