Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Gigi D’Alessio vjen në Tiranë! “Kuadr events” jep lajmin e mirë: Bëhuni gati për një natë të dytë!

Gigi D’Alessio mbërrin në Tiranë për një koncert të jashtëzakonshëm që do të emocionojë publikun me hitet e tij më të famshme dhe këngët e reja nga turi Europian 2025!

Me një atmosferë të jashtëzakonshme, ngjyra, drita e audio të ndërlidhura më së bukuri me njëra- tjetrën, “Kuadr events” është gati të dhurojë spektakël.

Për shkak të kërkesës së madhe për Gigi D’Alessio, do të ketë një tjetër natë magjike. Më 28 – 29 prill bëhuni gati për të ndier magjinë në Pallatin e Kongreseve dhe një eksperiencë të paharrueshme që vjen nga organizatorët Kostika Gjylameti dhe Albi.

Bëhuni gati për të kënduar, kërcyer dhe përjetuar një mbrëmje unike të muzikës italiane, në një përzierje pasioni, energjie dhe emocionesh që vetëm Gigi D’Alessio mund t’i japë audiencës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles