Sezen ka publikuar disa fotografi dhe video në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e Butrintit. Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë zgjuar menjëherë interesimin e ndjekësve, të cilët kanë nisur të spekulojnë për natyrën e marrëdhënies mes tyre.
Nga fotot e publikuara, duket se këngëtari dhe modelja kanë kaluar momente të bukura së bashku, duke shijuar peizazhet mahnitëse dhe atmosferën e qetë të Alpeve zvicerane.
Pavarësisht thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë, as Butrint Imeri dhe as Sezen nuk kanë dhënë ende një deklaratë për raportin e tyre, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.







