Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Filmat verorë që do ju bëjnë të udhëtoni menjëherë në Itali

Askush nuk mund ta mohojë që Italia është një vend magjik. Mendoni për Romën, Venecian, Veronën, Firencen… ka kaq shumë histori atje. Nëse jeni ende në kërkim të frymëzimit për pushimet tuaja verore, ne ju sjellim një listë të filmave fantastikë të xhiruar në Itali.

È stata la mano di Dio

Vendndodhja: Napoli

Një djalë i ri që ka vetëm një dëshirë: të shohë Diego Maradonën të luajë për ekipin e futbollit Napoli.

 

Call me by your name

Vendndodhja: Crema në Lombardi

Një doktorant, Oliver, kalon verën në një rezidencë të vjetër të bukur me një djalë 17-vjeçar, Elio dhe familjen e tij. Një romancë e bukur mes tyre.

Stealing Beauty

Vendndodhja: Toskana

Një vajzë e re udhëton në Toskanë në kërkim të babait të saj dhe fillon të jetojë me tezen dhe xhaxhain e saj. Ajo rilidhet me fqinjin italian që e puthi herën e fundit që ishte atje, katër vjet më parë.

La Grande Belleza

Vendndodhja: Romë

La Grande Belleza pushton Romën si askush tjetër. Nëse nuk keni qenë kurrë në Romë, duhet ta shtoni patjetër në listën tuaj.

The tourist

Vendndodhja: Venecia

Në një tren për në Venecia, një mësues matematike takon një grua të bukur dhe misterioze.

Burimi: The Rebel Heart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles