Vera do të jetë këtu para se ta kuptoni, kështu që është zyrtarisht koha për të përgatitur se çfarë bikini do të na duhet të blemë për ditët e nxehta të plazhit duke shijuar një mojito.
Për fat të mirë për të gjithë ne, Gigi Hadid po nxjerr një koleksion rroba banje në bashkëpunim me “Frankies Bikini” dhe duhet ta pranojmë: janë shumë të bukura!!!
Gigi punoi me shoqen e saj dhe themeluesen e “Frankies Bikinis”, Francesca Aiello, për të dizajnuar koleksionin, i cili u frymëzua nga shtëpia e modeles në Pensilvani.
Me një vështrim vemë re se dominojnë grimcat vintage dhe ngjyra e verdhë e lehtë që të jep përshtypjen e një ëndrre të pastër.
I gjithë koleksioni është shumë femëror dhe flirtues, me shumë detaje si printime me lule apo me kuadrata. Nuk mungojnë edhe frullat që duken kaq të këndshme në këtë koleksion.
Lançimi i parë koleksionit do të dalë më 11 maj, ku çmimet variojnë nga 45 deri në 185 dollarë.
Me këtë koleksion Gigi dëshiron që të gjithë vajzat që do blenë bikini e saj të përjetojnë një verë përrallore.






