Nuk është kurrë herët për të menduar për një ndryshim të garderobës tuaj. Ndoshta nuk keni nevojë për një ndryshim të plotë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i jepni vetes disa kënaqësi për diçka të re në gardërobën tuaj.
Ne tashmë i dimë tendencat për sezonin pranverë/verë, por përpjekja për të marrë çdo trend do të ishte e pamundur, sepse tendencat ndryshojnë gjithmonë. Për sezonin e pranverë/verës kemi ende tendencat që janë prezente prej disa vitesh, si influenca e viteve 2000, mini-fundet, veshjet e tejdukshme, thekë etj.
Por sot duam t’i kushtojmë më shumë vëmendje kostumit si një trend i rëndësishëm për verën. Kostumi është një trend i rëndësishëm për këtë verë ose më mirë të themi për të gjithë vitin, por nuk po i referohemi kostumit tradicional. Po flasim për kostumin e ri i cili sa më oversize të jetë, aq më stil do dukeni dhe nëse ende jeni të hutuar për sugjerimin tonë, shikoni fotot e mëposhtme.








