Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Adriana Lima rikthehet në pasarelë dhe padyshim u shndërrua në moment ikonik

Në fillim ishte Rihanna. Pastaj Shay Mitchell e ndërsa tani, Adriana Lima. Pra çfarë i lidh këto të treja? Ekspozimi i barkut të rrumbullakosur!

Adriana Lima, një prej yjeve më të famshme të Victoria’s Secret iu rikthye pasarelave këtë javë, për të sfiluar për Alexander Wang’s Fortune City në Los Angeles. Modelja, e cila është në pritje të ëmbël për të tretën herë, u shfaq e veshur me një fustan të zi të shkurtër, por jo siç mund ta përfytyroni ju. Vëmendje të madhe mori ekspozimi i barkut të rrumbullakosur.

Lima e kombinoi pamjen e saj me “wet hair look”, buzëkuq i fortë dhe çizme mbi gju.

Pak ditë më parë, Adriana njoftoi se është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë e një djali. Ky do të jetë fëmija i parë i saj me të dashurin Andre Lemmers. Lima është nënë e dy vajzave nga martesa me ish-bashkëshortin Marko Jari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles