Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rita Ora imazhi i Pradës! Arsyet pse e do kaq shumë shtëpia e famshme e modës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë imazhi i ri i markës së famshme të modës, Prada. Nga kjo marrëveshje, mësohet se këngëtarja do të përfitojë 6 milionë Euro.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 31 vjeçe, ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit dhe u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në Nju Jork vjeshtën e kaluar.

Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Masked Singer” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Një burim i afërt me këngëtaren tha se “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes. Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”, tha më tej burimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles