Dashuri e përjetshme? Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve që marrëdhënia të zgjasë

0
109
Loving young couple hugging and smiling together outdoors. Happy moments together.

Nëse jeni në një njohje të re, ky artikull mund t’iu nevojitet. Ndër gjërat e para që duam të dimë ndaj partnerit është pikërisht mosha. Teksa të shumtë janë ata që shprehen se mosha është thjesht një numër, sipas shkencës mosha ka rëndësi që një marrëdhënie mund të rrisë shanset për dashuri të përjetshme.

Një marrëdhënie e lumtur dhe e shëndetshme diktohet nga njerëzit në të dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në suksesin e saj afatgjatë. Të gjithë e dimë se gjërat më të mira në jetë nuk vijnë pa u munduar pak dhe dashuria nuk bën përjashtim.

Diferenca ideale e moshës në marrëdhënie

Sipas një studimi në Journal of Population Economics, kënaqësia martesore ulet më shumë në çiftet me një diferencë më të madhe moshe krahasuar me çiftet me mosha më të ngjashme.

Çiftet me një diferencë moshe zero deri në tre vjet treguan kënaqësi më të madhe se ata me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet.

Po kështu, çiftet me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet treguan kënaqësi më të madhe se ato me një diferencë më shumë se shtatë vjet. Në përgjithësi, kënaqësia martesore u ul me rritjen e diferencës në moshë.

Një teori e mbështetur nga provat e ofruara në studim është se çiftet në moshë të ndryshme janë më pak elastike ndaj goditjeve negative në marrëdhënie, duke përfshirë vështirësitë ekonomike dhe sëmundjet. Megjithëse nuk janë testuar në mënyrë specifike, janë përmendur faktorë të tjerë të lidhur me ciklin e jetës, duke përfshirë fëmijët dhe pensionin.

Vlen gjithashtu të theksohet se, mesatarisht, si burrat ashtu edhe gratë treguan nivele më të larta të kënaqësisë martesore kur martoheshin me partnerë më të rinj sesa ata me partnerë më të vjetër se ata, pavarësisht nga hendeku në moshë. Megjithatë, kjo kënaqësi fillestare më e lartë dukej se u zhduk pas gjashtë deri në 10 vjet martesë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here