Gjithçka duhet të dini rreth skandalit të Diddy-t

0
156

Hollywoodi po ‘zien’ prej ditësh rreth skandalit të Diddyt dhe festave të tij të shfrenuara, që mund të themi se kanë zbehur shkëlqimin për shumë artistë me famë botërore.

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh. Combs u arrestua në shtator dhe ndodhet në një burg federal. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Sipas prokurorëve, ai ka abuzuar dhe kërcënuar gra si dhe ka krijuar një ndërmarrje të vërtetë kriminale, ku përfshihej edhe puna e detyruar, pengmarrje, zjarrvënia e qëllimshme dhe korrupsioni.

Reperi nuk i ka pranuar akuzat, edhe pse deri tani, mbi 100 persona kanë përgatitur padi kundër tij, për shfrytëzim seksual.

Sipas raportimeve në mediat botërore, Diddy organizonte festa të shfrenuara, ku abuzoheshin femra dhe meshkuj.

Prej javësh kanë qarkulluar emra personazhesh të famshëm të cilët kanë marrë pjesë në festa, madje edhe kur kanë qenë të mitur, si Justin Bieber, Usher, e shumë të tjerë.

Diddy, një prej personazheve më të suksesshëm në botën e muzikës, ka bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj të repit, si Notorious BIG, JayZ e shumë të tjerë.

Akuzat e para për abuzime u bënë nga ish-e dashura e tij, Gina Huynh, në vitin 2019.

Në mars, FBI bastisi shtëpinë e tij, pas akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Disa nga akuzat janë përngjarje të ndodhura në vitin 1991 dhe gjysma e viktimave që e akuzojnë këngëtarin janë meshkuj.

”Më në fund i është bërë e ditur botës sekreti më i madh në industrinë e argëtimit”, tha Tony Buzbee, avokat që përfaqëson 120 paditës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here