Edhe pse Dua Lipa nuk ishte e nominuar për ndonjë çmim në Grammy 2022, ajo ishte një është ndër prezantueset e ceremonisë, së bashku me emrat e tjerë si Lenny Kravitz, Avril Lavigne, Megan Thee Stallion, Joni Mitchell, Billy Porter dhe Questlove.
Duke mbërritur në Grammy 2022 si prezantuese, Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me një transformim flokësh nga brune në bjonde prej platini, e cila kishte lënë vetëm pak rrënjët e zeza për të nënkuptuar flokët e saj natyrale.
E konsideruar si muza e Versace, padyshim që Dua do vishte diçka nga shtëpia prestigjoze e modës.
Dua Lipa, e cila kishte veshur një fustan të zi, vintage, pjesë e koleksionit “vjeshtë/dimër 1992”, terhoqi shumë vëmendje me paraqitjen e saj.

Fustanin Dua e kishte shoqëruar me aksesorë nga Bulgari High Jewelry.
Flokët ngjajnë shumë me Donatella Versace, stilistja që qëndron pas fustanit vintage Dua Lipës. Në fakt, Donatella kishte një pamje jashtëzakonisht të ngjashme me këngëtaren në vitin 1993.

Ylli i popit ka qenë edhe imazhi zyrtar në fushatat reklamuese të Versace dhe madje ka ecur edhe sfilatat e saj duke dëshmuar që Dua po shndërrohet në një emër shumë të rëndëishëm në botën e modës.





