Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Në ditën e lindjes së Fadil Berishës, po rikujtojmë punët e tij gjeniale

Fotografi i njohur Fadil Berisha feston sot 49-vjetorin e tij të lindjes.

Në ditën e tij të lindjes, po rikujtojmë sesa gjenial është ai dhe si ka arritur që nëpërmjet talentit të tij të bëhet i suksesshëm jashtë kufijve të Shqipërisë dhe të bëjë vendin tonë të njihet akoma më shumë.

I njohur ndërkombëtarisht për sukseset, më një stil unik të fotografisë, Fadil Berisha ka shndërruar në art punën e tij, duke filluar nga sesionet e fotografive me personalitetet më të famshme të Hollywoodit, tek njerëzit me profil publik, e deri tek njerëzit e rëndomtë.

Fadil Berisha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në prezantimin dhe promovimin e bukurisë shqiptare kudo në botë.

Ai ka qenë fotograf edhe në revistat prestigjoze në botë: si, Elle, Vogue, Glamour, Seventeen, People Magazine, Harpers Bazaar, Esquire, Vanity Fair, GQ etj.

Fadil Berisha ka fotografuar shumë personalitete të artit, të politikës etj, si Halle Berry, Tyra Banks, Presidentin Bill Clinton, Snoop Dog, Sugar Shane, Hostly, Jenifer Beds, Beverly Johnson, Robert Evans, Jamie Lynn Sigler, personalitete të Kosovës, Shqipërisë dhe shumë të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles