Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ngjyrat e ëmbla të pranverës”, ekspozita e tretë e Ambla Klosit

Vajza e ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Nora Klosit, por që duket se po afron dita kur ata të jenë prindërit e piktores Ambla.

Ambla Klosi ka shënuar ekspozitën e saj të tretë. “Ngjyrat e ëmbla të pranverës”, titullohet ekspozita e saj e tretë.

Ngjyrat janë bota e Amblës, e cila ka hedhur në telajo pikërisht botën e saj të bukur dhe pranverore.

 

Edhe pse ende e vogël, Ambla ka dëshmuar që është mjaft e talentuar dhe se rruga drejt suksesit në këtë fushë është e sigurt.

Që në vogëli e ndjente nevojën për të krijuar dhe sot është më e lumtur se kurrë që piktuarar e saj shumëngjyrëshe dhe jetë kanë dalë në dritë.

Arti i saj i parë ishte aktrimi, ku aktivizimi në shfaqjer e shkollës dhe Teatrin Kombetar shënoi një moment te jashtëzakonshëm në marrëdhëniet e saj me publikun.

Bota e re e rrjeteve sociale dhe njohuritë e gjithçkaje që ndodh sot në botën e fëmijëve ndikoi që tek Ambla të lindte mundësia e shprehjes së pasionit të saj të madh për pikturën, si një mënyrë për të shprehur veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles