Sot është një nga ato ditë që vjen vetëm një herë në 4 vite. Kjo sepse ky vit është edhe “Vit i Brishtë” sepse muajit shkurt i shtohet një ditë më shumë si pasojë e barazimit të kalendarit Gregorian me sistemin diellor. Pra që ora dhe kalendari të sinkronizohen me orbitën e tokës rreth diellit.
Megjitahtë pavarësisht se qëllimi i “Vitit të Brishtë” është që të na mbajë në rrugën e duhur, lidhur me këtë ditë ka disa legjenda urbane dhe tradita të trashëguara në kultura të ndryshme.
Në Irlandë për shembull, “Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur gratë mund të marrin guximin për t’u propozuar burrave për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se gratë duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështuqë, Shën Patrick-u vendosi t’u lejonte grave që ato të propozonin burrat që duan një herë në çdo katër vite.
Ndryshe nga Irlanda, në vende të tjera ekzistojnë edhe disa bestytni lidhur me traditën në fjalë. Në Danimarkë, burrat që refuzonin propozimin e një gruaje, duhet t’i dhuronin gruas 12 palë doreza për të mbuluar faktin se ajo nuk do të mbante unazë fejese gjatë vitit. Ndërkohë, burrat në Finlandë duhet t’i dhuronin pëlhurë gruas në mënyrë që ajo të mund të modelonte një fund sipas dëshirës. Ndërsa në folklorin grek, gjerman apo skocez është besimi se i gjithë “Viti i brishtë” është një vit ters dhe martesat e bëra gjatë këtij viti përfundojnë me divorc.
Por çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonte “viti i brishtë”? A e bën më pak romantik propozimin për martesë kur e bën një grua ndaj një burri? Sa sukses do të kishte në Shqipëri një traditë e tillë?





