Monday, August 31, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pse “Ferma Vip” mezi po pritet nga e gjithë audienca?

 

“Ferma Vip” është produksioni më i ri televiziv që do të vijë nën kurimin e detajuar të producentes Holta Dulaku.
Teksa duket se çdo gjë po bëhet gati, aludimet për personazhet që do të jenë pjesë e formatit kanë nisur.
Nga Luiz Ejlli, te Olti Curri, Robert Dragot, Ismet Shehu janë disa nga emrat e përfolur, teksa ndjekësit kanë kureshtjen e madhe se cilët do të jenë ata që do t’i japin jetë këtij formati.
“Ferma Vip” do të bëjë bashkë personazhe të njohur të cilët do të garojnë duke jetuar në fermë, duke ju përshtatur jetesës aty, për çmimin e madh.
Nga komentet e deri më tanishme kuptohet se ndjekësit po e presin me padurim projektin i cili i afron më shumë me çfarë i ka munguar, jetën e thjeshtë në fshat, pa zhurmë e pa shumë modifikime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles