Angelina Mango quhet 22-vjeçarja e cila këtë vit në festivalin e “Sanremo-s” rrëmbeu vendin e parë me këngën e titulluar “La noia”, ose shqip “mërzia”.
Kjo fitore e çon 22- vjeçaren për të përfaqësuar Italinë, në Eurovision Song Contest 2024.
Këtë vit festivali do të zhvillohet nga 7 deri më 11 maj në Malmo të Suedisë!
Sakaq ju kujtojmë se kënga fituese shqiptare që do të përfaqësojë vendin tonë është “Zemrën n’dorë” nga Besa Kokëdhima.





