Një romancë e re e spekuluar mes Odell Beckham dhe Kim Kardashian, e cila u vu re para nisjes së kampionatit “Super Bowl” ka bërë xhiron e rrjetit.
Shumë kohë përpara se 30 vjeçari të vërehej nën shoqërinë Kim Kardashian, ai ka qenë në një lidhje me motrën e kësaj të fundit, Khloé edhe pse romanca e tyre në atë kohë u mohua dhe u tha se ishte thjesht një flirt i momentit në një festë.
Në një intervistë, Odell ka treguar se përballja e tyre atë kohë ishte një rastësi dhe se spekulimet e medias dëmtuan marrëdhënien e tij me një grua tjetër në atë kohë.
Më pas në atë vit, Khloé filloi të takohej me yllin e basketbollit Tristan Thompson. Bashkëthemeluesja e “Good American” ishte në lidhje me Thompson deri në fund të vitit 2021, e i dha fund pas tradhëtisë së tij të përsëritur.
Edhe Kim Kardashian ka qenë e përfolur nga një bum lajmesh pas ndarjes së Kanye West, ndërkohë që ky i fundit po thellon romancën e tij me Bianca Censori-n.





