Nëse të gjithë kishin menduar se do të duheshin disa ditë apo javë që tensionet në shtëpinë e Big Brother Vip 3 të nisnin… atëherë ky ka qenë një parashikim i gabuar!
Përplasja e parë që ka marrë vëmndjen e ndjekësve ka qenë ajo e astrologes Meri Shehu me ish– konkurrentene Big Brother, Rike Roçi, fill pas momentit kur kjo e fundit e la pa një biletë kthimi!
Por kjo nuk ka qenë e vetmja përplasje e Rikes, e cila më tej ka diskutuar me Ilnisa Agollin.
Edhe aktorja Egla Ceno ka pasur një përplasje në dhomën e gjumit me Jul Dedën… e gjithçka për “veshjen/ zhvdeshjen” brenda një komuniteti.
Edhe cigaret e kanë qenë një tjetër fragment brenda shtëpisë që ka sjellë diksutime mes banorëve.
Debate, aleanca, por edhe shumë momente adrenaline! Çfarë duket se do të sjellë rrugës ky edicion surprizues i Big Brother Vip 3, motorrët e të cilit janë ndezur kaq herët?





