Mjafton pak parfum, të cilin e hidhni edhe te flokët për t’ju bërë të ndiheni të sigurt në takimin e parë ose gjatë një interviste pune. Megjithatë, përdorimi i parfumit te flokët mund të sjellë probleme që nuk i kishit menduar.
Sipas Healthline, kimikatet në parfum mund të shkaktojnë dermatit kontakti dhe acarim në lëkurë.
Ne ju sjellim më poshtë dëmet e mundshme, ndërsa ju mendoheni për herën tjetër kur do ta hidhni:
Aroma mund të shkaktojë flokë të thatë dhe të dëmtuar
Ndërsa parfumi në flokët tuaj mund të ketë erë të këndshme, mund të mos jetë zona më e mirë për ta aplikuar atë për një kohë të gjatë. Spërkatja me parfum mund të rrezikojë shëndetin e flokëve, pasi parfumi thahet në flokë dhe në skalpin e kokës.
Sipas rezultateve alkooli etilik i gjetur në një shumëllojshmëri kozmetike, i cili zakonisht renditet si alkool në listën e përbërësve, është shpesh përgjegjës për këtë efekt tharjeje, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së. Lëkura e kokës dhe flokët e thatë mund ti heqin flokëve vajrat mbrojtës, duke shkaktuar këputje, dhe ashpërsi të flokëve.
Si të shtoni aromë në flokët tuaj pa shkaktuar asnjë dëm
Për t’i shtuar aromë flokëve tuaj me më pak dëmtime, Cosmopolitan sugjeron ta spërkatni aromën në një furçë dhe më pas ta kaloni nëpër flokët tuaj . Një opsion edhe më i sigurt është të zgjidhni produkte pa alkool të dizajnuara për përdorim në flokë.





