“Nuk do të më mbyllni gojën”, Elton Tozaj reagon pas dhunës brutale: Autorët janë identifikuar nga autoritetet

0
19
Screenshot

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar publikisht, një ditë pasi u dhunua barbarisht nga persona ende të paidentifikuar, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tozaj është shprehur se kjo ngjarje nuk do ta ndalë në misionin e tij si gazetar, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh për personat që, sipas tij, tentuan t’i mbyllin gojën.

Ai pretendon se autorët e sulmit janë lokalizuar dhe identifikuar nga autoritetet, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve dhe dhunës.

Elton Tozaj është një emër i njohur për publikun shqiptar, veçanërisht për denoncimet dhe publikimet e tij që kanë përfshirë personazhe të njohur të showbiz-it. Ndër rastet më të bujshme që kanë tërhequr vëmendjen e publikut kanë qenë edhe videot intime që lidhen me kompozitorin Adrian (Adi) Hila dhe artiste të njohura shqiptare.

Reagimi i gazetarit vjen në një moment kur ngjarja ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin plotësisht rrethanat dhe përgjegjësit e këtij sulmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here