Fuego, një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, ka ndarë me Norën disa nga përjetimet më të vështira të jetës së tij, duke folur për fëmijërinë, pasionin për muzikën dhe humbjen e gjyshit.
Gjatë bisedës, reperi tregoi se muzika ishte bërë pjesë e jetës së tij që në moshën dhjetëvjeçare. Ndërsa tekstin e parë e kishte shkruar pas vdekjes së gjyshit, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të ngushtë.
“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, u shpreh ai.
Më pas, Fuego u ndal te një periudhë e vështirë e jetës së tij. Ai rrëfeu se kishte kaluar tri mbidoza nga abuzimi me substanca, episode që i përshkroi si tri “vdekje klinike”.“I kom tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve… tri herë kam dekë. Krejt kam mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, deklaroi reperi.
Pa hyrë në hollësi për rrethanat e këtyre ngjarjeve, ai theksoi se familja e tij kishte vuajtur shumë gjatë asaj periudhe.Fuego la të kuptohej se gjatë qëndrimit në shtëpi do të ndajë më tepër detaje nga historia e tij personale, duke folur edhe për përvojat e vështira që ka kaluar.

