Këngëtarja Eli Malaj ka reaguar pas komenteve dhe mesazheve të shumta që ka marrë lidhur me shfaqjen e flamurit rom në një prej projekteve të saj të fundit.
Këngëtarja shqiptare shfaqet në klip duke kërcyer, ndërsa në sfond duket flamuri rom, detaj që duket se ka shkaktuar reagime dhe diskutime mes ndjekësve. Pas mesazheve të shumta, ajo vendosi të sqarojë publikisht qëndrimin e saj përmes një postimi në Instagram Story.
“E shoh që jeni prek shumë nga flamuri rom e më keni nis SMS pa fund! Unë jam shqiptare e një flamur që e respektoj nuk ma ndryshon etninë, s’ma prek identitetin e as më bën më pak shqiptare”, shkruan Eli.
Artistja thekson se nuk ka ndërmend të urrejë dikë për shkak të mendimeve të të tjerëve dhe se për të rëndësi ka karakteri i njeriut, jo prejardhja.

Reagimi i Eli Malajt vjen pasi flamuri rom i shfaqur në klip u kthye në temë diskutimi mes ndjekësve të saj në rrjetet sociale.




