Sot mbushet një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i Gjestit, humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor. Përvjetori i dhimbshëm ka sjellë reagime dhe postime të shumta në rrjetet sociale, por disa prej tyre kanë revoltuar motrën e tij, Blerinën.
Përmes dy postimeve në rrjetet sociale, ajo ka reaguar ashpër ndaj personave që, sipas saj, po publikojnë fotografi nga varri, video dhe shkrime të gjata për vdekjen e të vëllait.
Blerina shprehet se nuk arrin ta kuptojë mënyrën se si disa persona po e ekspozojnë këtë ditë të dhimbshme në rrjetet sociale, duke e konsideruar sjelljen e tyre mungesë respekti.
“Unë nuk muj me kuptu ni sen, qysh mundem me kon njerëz pa ndërgjegje, pa pikën e respektit. Qka doni me kallxu me foto te vorri, me ato referate që i shkruani n’rrjete sociale? Unë veç di me ju thonë: Marre ju koftë!”, shkruan ndër të tjera ajo.

Motra e Gjestit vijon më tej duke kritikuar atë që e konsideron si përpjekje për të bërë “filma” në një ditë zie, duke e drejtuar mesazhin e saj ndaj të gjithë atyre që kanë vepruar në këtë mënyrë.
Në një Story të dytë, Blerina është shprehur edhe më qartë për mënyrën se si, sipas saj, duhet përjetuar dhimbja.
“Dhimbta nuk kallxohet n’rrjete sociale me foto, me video, me shkrime. Kjo o krejt vëmendje që doni me pas”, shkruan ajo.





