Wednesday, September 16, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Orinda Huta i bashkohet skuadrës së Top Channel, ja kush largohet

Sezoni i ri televiziv në Top Channel pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme edhe për “Goca dhe Gra”.

Paneli i grave dhe vajzave do të ketë një tjetër përbërje, me disa prej figurave të njohura që do të vazhdojnë eksperiencën, ndërsa të tjera do t’i lënë vendin emrave të rinj.

Nga paneli do të vijojnë të jenë aktorja Ema Andrea dhe ish-deputetja Ori Nebija, dy prej figurave që kanë qenë pjesë e formatit.

Ndërkohë, një nga emrat më të lidhur me historinë e “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj, do të largohet nga paneli. Ajo ka qenë pjesë e këtij formati për një periudhë të gjatë, duke u kthyer në një nga figurat identifikuese të tij.

Një tjetër largim është ai i këngëtares Rozana Radi, e cila gjithashtu nuk do të jetë pjesë e panelit në sezonin e ri.

Në vend të saj, në ekran pritet të shfaqet një emër që vjen direkt nga suksesi i fundit i “Big Brother VIP Albania”.

Bëhet fjalë për Selin Bollatin, fituesen e BBVIP 5, e cila ka konfirmuar tashmë se do të rikthehet në televizion si pjesë e “Goca dhe Gra”.

Për Selin, ky është një tjetër hap në ekran menjëherë pas eksperiencës së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku u shpall fituese. Ajo ka qenë ndërkohë edhe e ftuar në “Goca dhe Gra”, ndërsa tashmë pritet të kalojë nga roli i të ftuarës në atë të pjesë së përhershme të panelit.

Por ndryshimi që mund të tërheqë më shumë vëmendjen është afrimi i Orinda Hutës.

Moderatorja dhe këngëtarja, e njohur prej vitesh në ekran, pritet të bëhet pjesë e Top Channel në këtë format. Për Orindën bëhet fjalë për një rikthim të rëndësishëm në televizion, pas një periudhe ku ajo i është përkushtuar veçanërisht projektit të saj personal.

Huta është krijuesja e podcastit “Mam”, një format i fokusuar te nënat, prindërimi dhe përvojat familjare. Podcasti u lançua si një hapësirë ku nënat ndajnë histori dhe eksperienca rreth rritjes së fëmijëve, ndërsa më vonë Orinda ka treguar se vendimi për t’iu dedikuar këtij projekti lidhej edhe me dëshirën për të pasur më shumë kontroll mbi kohën e saj.

Pikërisht për këtë arsye, kalimi i saj në Top Channel është një nga risitë e sezonit. Orinda nuk është një emër i ri për publikun televiziv, por përfshirja e saj në këtë pikë të karrierës në panelin e “Goca dhe Gra” shënon një lëvizje të re në ekran.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles