Wednesday, September 16, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dënimi me 81 vite burg i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagojnë figurat e njohura: Vendim i padrejtë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur sot vendimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë në total 81 vite burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite. Trupi gjykues i shpalli fajtorë për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje, ndërsa i liroi nga disa akuza për krime kundër njerëzimit për mungesë provash të mjaftueshme.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, Shqipëri dhe në komunitetin shqiptar, ndërsa në rrjetet sociale kanë reaguar edhe figura publike dhe personazhe të njohur, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit dhe solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së.

Mes reagimeve ka pasur edhe qëndrime të forta nga personalitete politike. Kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar publikisht vendimin, duke publikuar në rrjetet sociale një hartë të Europës të rrethuar me tela me gjemba dhe fjalën “Unbelievable”.

Ndërkohë, pas shpalljes së vendimit, në Prishtinë dhe pranë Gjykatës në Hagë janë zhvilluar protesta dhe tubime mbështetëse. Vendimi pritet të pasohet nga proceset e apelimit, pasi si mbrojtja, ashtu edhe prokuroria kanë të drejtë të apelojnë.

Reagimet e figurave të njohura pritet të vijojnë gjatë orëve në vazhdim, teksa vendimi ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi luftën e Kosovës, UÇK-në dhe procesin gjyqësor në Hagë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles