Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, është rikthyer sërish në rrjetet sociale pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje.
Përmes një fotografie të publikuar nga makina, Klodi ka përshëndetur ndjekësit dhe ka ndarë me ta disa prej planeve të tij për ditët në vijim. Ai ka bërë të ditur se do t’i rikthehet me përkushtim stërvitjes në palestër, ndërsa do të ndjekë edhe një regjim të rreptë ushqimor.
Krahas kujdesit për fizikun, ish-banori i BBVK ka paralajmëruar edhe rikthimin me ritëm të plotë në krijimin e përmbajtjeve për rrjetet sociale, duke premtuar publikimin e shumë videove të reja.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është paralajmërimi për një rikthim në Itali.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij televizive, Klodian Mihaj ka jetuar kryesisht në Kosovë, së bashku me partneren e tij, Elijonën. Gjatë kësaj periudhe, udhëtimet e tij drejt Italisë kanë qenë të rralla dhe kryesisht për vizita të shkurtra.
Megjithatë, mënyra se si Klodi ka folur për rikthimin në Itali ka ngjallur dyshime se këtë herë mund të bëhet fjalë për një zhvendosje më të gjatë, madje edhe të përhershme.
Ndërkohë, çifti Klodian-Elijona ka qenë mjaft i rezervuar kohët e fundit për sa i përket jetës së tyre private.
Nëse rikthimi në Itali do të jetë përfundimtar apo thjesht një tjetër udhëtim, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.




