Një lajm i trishtë ka prekur familjarët, miqtë dhe të njohurit e gjyqtarit Skënder Muharrem Haluci, i cili u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Sipas informacionit të publikuar, Haluci ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak në zemër. Lajmi ka shkaktuar dhimbje te të gjithë ata që e kanë njohur.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe aktorja Arjola Demiri, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e saj:
“Akoma s’më besohet që ike, Shkëndër… Ishe shok i rrallë, na ke pikëlluar të gjithëve. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona. Të qoftë dheu i lehtë.”





