Thursday, August 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Duart mbushur plot me lekë e euro, Labi thumbon ish banorët e BB: Ku i keni koncertet e dasmat

Labinot Rexha duket se ka një sezon mjaft të ngarkuar me dasma , ndërsa një video e fundit nga angazhimet e tij ka tërhequr vëmendjen për shkak të mesazhit që ai ka përcjellë.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4 është shfaqur duke mbajtur në duar një shumë të konsiderueshme parash, derisa në mbishkrimin e videos ka ironizuar disa nga ish-banorët me të cilët ndau eksperiencën në shtëpinë e BBVK4.

“Ku i keni bre koncertet e dasmat?”, ka shkruar Rexha, duke etiketuar disa prej tyre.

Më pas, ai ka vazhduar me një tjetër batutë: “Më duhet një punëtor se kam mbet pa punëtor, hahahah”.

Në postim janë përmendur disa emra të njohur të edicionit mes tyre: Labi Haxhiu, Klodian Mihaj, Sasa Hoda, Ludo Lee, Toney, Fjolla Morina, Bia Khalifa dhe Suanita.

Duke u nisur nga përmbajtja e videos dhe mënyra se si është shkruar postimi, duket se Rexha ka dashur t’u bëjë një thumbim ish-banorëve, duke vënë në pah angazhimet e shumta që ka gjatë sezonit të dasmave dhe të ardhurat që siguron nga puna e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles