Wednesday, August 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një super yll! Njihuni me të dashurën e Gjinit, ‘kunatën’ e Dua Lipës

Ndërsa Dua Lipa vazhdon të dominojë skenat më të mëdha botërore, edhe vëllai i saj, Gjin Lipa, po ndërton me hapa të sigurt emrin e tij në industrinë e muzikës. Si DJ dhe producent, ai prej kohësh është aktiv në skenën elektronike, ndërsa këtë verë ishte pjesë edhe e line-up-it të Sunny Hill Festival 2026, ku performoi para publikut në Prishtinë.

Por përtej karrierës, duket se edhe jeta private e Gjinit po ecën po aq bukur.

Prej më shumë se një viti, ai është në një lidhje dashurie me Ella Hamilton Brown, një bukuroshe që tërheq vëmendje edhe në rrjetet sociale me paraqitjet e saj elegante dhe stilin modern.

Dyshja nuk e kanë fshehur romancën, madje në disa raste janë shfaqur bashkë edhe në postimet e njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles